
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë homazhe ushtarëve të tij që luftojnë kundër Rusisë, veçanërisht atyre të vendosur në qytetin e kontestuar ashpër të Bakhmut.
Moska ka nisur valë sulmesh kundër qytetit të vijës së parë në Ukrainën lindore, i cili është shkrumbuar në tokë pas muajsh lufte.
Zelensyk ju bëri thirrje ushatrëve ukrainas që të mbajnë pozicionin dhe të mos dorëzohen, pasi qyteti është një pikë kritike strategjike për luftën.
"Unë jam mirënjohës për luftëtarët tanë që po luftojnë pranë Avdiivka, Maryinka, afër Bakhmut... Sidomos Bakhmut! Është veçanërisht situatë e nxehtë sot! Elasticiteti i të gjithëve është qëndrueshmëria e të gjithë Ukrainës, të ndihmosh në mbajtjen e pozicionit, do të thotë se po ndihmon të gjithë Ukrainën", tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm në Telegram.
Forcat ukrainase kanë vazhduar të qëndrojnë në Bakhmut pavarësisht thirrjeve nga disa ekspertë perëndimorë që ata të braktisin qytetin. Ndërkohë që sipas disa raporteve, ofensiva e Rusisë duket se po arrin kulmin në qytet.