Bota13 Maj 2023, 14:12

Zgjedhjet presidenciale/ Sondazhet favorizojnë opozitën në Turqi, Erdogan: Do pranoj rezultatin!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale/ Sondazhet favorizojnë opozitën në Turqi,

Presidenti turk ngriti tonet në fund të fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve vendimtare. Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të mbrojë pavarësinë, njësoj siç bëri natën e grushtit të shtetit të vitit 2016 dhe paralajmëroi mbështetësit e tij se do të paguajnë çmimin nëse rivali i tij vjen në pushtet.

Erdogan, për shkak të krizës ekonomike, i ka të gjitha sondazhet kundër tij. Shumica e tyre vendosin liderin e Partisë Popullore Republikane, Kemal Kiliçdaroglu në krye.

74-vjeçari shihet si mundësi për t’i dhënë fund dy dekadave autoritarizëm të udhëhequra nga presidenti pro-islamik.

Si përgjigje ndaj frikës se mund të vështirësojë dorëzimin e pushtetit pas 20 vjet në krye të tij, Erdogan ka deklaruar se nëse humbet do të respektojë rezultatin dhe do ta dorëzojë pushtetin në përputhje me ligjet dhe rregullat demokratike.

Nga një popullsi totale prej gati 85 milionë banorësh, janë 60.9 milionë votues, përveç 3.2 milionë qytetarëve turq që kanë votuar tashmë jashtë vendit, me një pjesëmarrje rekord prej 52.6 për qind.

Qytetareve u kërkohet të zgjedhin midis 32 partive, kryesisht të organizuara në koalicione, të cilat do të ndajnë 600 vendet në parlamentin turk.
Me ndikimin shkatërrues social të krizës ekonomike dhe financiare, të rënduar nga lufta në Ukrainë dhe nga tërmeti tragjik i shkurtit, nuk është e lehtë të bësh një parashikim.

turqi sondazhet