
Një 93-vjeçar ka vdekur jetë ndërsa 19 persona të tjerë mbetën të plagosur pasi një zjarr ra në një azil pleqsh në verilindje të Spanjës.
Zjarri filloi në një dhomë në katin përdhes, mbrëmjen e djeshme në një azil në Zaragoza. Mësohet se i moshuari ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa të paktën 19 persona të tjerë u dërguan në spitale për shkak të asfiksimit.
Shtëpia e pleqve strehonte 132 persona. Shërbimet e emergjencës dhe banorët vendas punuan së bashku për të evakuuar banorët, disa prej të cilëve u detyruan të zbrisnin nga dritaret, raportuan mediat lokale. Policia ka nisur një hetim për incidentin, ndërsa mediat që raportojnë se shkak ishte një shpërthim i bombolës së oksigjenit.
Lini një Përgjigje