
Zvicra i është bashkuar paketës së 10-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë të mërkurën.
Zvicra, një shtet jo anëtarë i BE-së, kishte sanksionuar tashmë rreth 120 individë dhe entitete shtesë të shtuara nga BE në sanksionet e saj të fundit kundër Moskës i është bashkuar paketës së fundit të sanksioneve.
“Këshilli Federal tani po miraton masat e mbetura të paketës së dhjetë të sanksioneve me efekt nga 29 marsi. Përveç ndryshimeve në detyrimin e raportimit në sektorin financiar, këto përfshijnë ndalimin e shtetasve rusë që të shërbejnë në organet drejtuese të pronarëve ose operatorëve të infrastrukturës kritike, si dhe sanksione të mëtejshme në lidhje me mallrat", u shpreh qeveria e Zvicrës.
Paketa e fundit forcon kufizimet e importit për mallrat me rëndësi ekonomike për Rusinë, thuhet në njoftimin për shtyp. Bashkimi Evropian muajin e kaluar miratoi raundin e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë.
Lini një Përgjigje