TAGS-AT E JAVËS

Kulture30 Korrik 2023, 11:05

Falenderimi i Eni Janit/ Gjendja e rënduar shëndetësore e Genc Fugës, për pak orë mblidhet dy-fishi i shumës së parave

Shkruar nga Pamfleti

Falenderimi i Eni Janit/ Gjendja e rënduar shëndetësore e Genc

Mbrëmë u bë e ditur se aktori i njohur Genc Fuga po kalon një problem serioz shëndetësor.

Ishte bashkëshortja e tij, Eni Jani, e cila përmes një postimi në Facebook zbuloi se i shoqi ka pësuar një sulm në tru dhe për këtë, i duhet ndihma financiare e kujtdo, që të paguhet operacioni.

Ajo i kërkoi punëtorëve të RTSH të kontribuojnë me nga 200 lekë, por ka marrë ndihmën e mijëra shqiptarëve.

Në një thirrje ‘GoFund’ për vetëm dy-tre orë, është mbledhur dyfishi i shumës së kërkuar prej 19,000 eurosh.

Përmes një postimi, Eni ka falënderuar të gjithë që në kohë rekord mblodhën shumën e nevojshme.

‘Falenderoj çdo njerin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra përsëri!’, është shprehur ajo.

Falenderimi i Eni Janit/ Gjendja e rënduar shëndetësore e Genc

shuma genc fuga

Lini një Përgjigje