TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 19:38

Pas incidentit me Braçen para Kuvendit, flet protestuesi: Më ka fiksim, por nuk merrem me drogë!

Shkruar nga Pamfleti
Pas incidentit me Braçen para Kuvendit, flet protestuesi: Më ka
Shqiptari i diasporës

Shqiptari i diasporës, i cili u përfshi në incidentin me deputetin e Partisë Socialiste Erion Braçe para Kuvendit, ka folur nga Sheshi Skënderbej, pak para nisjes së protestës së 45-të.

Ai hodhi poshtë pretendimet e deputetit socialist, duke deklaruar se prej 15 vitesh jeton dhe punon ndershmërisht në Britaninë e Madhe si kuzhinier, ndërsa tha se paralelisht shoqëron edhe fëmijë me aftësi ndryshe në shkollë.

"Nuk e di nga më njeh Braçe. Më ka fiksim, nuk e di. Dinte informacione që jam drogaxhi. Iu sul Marselit, u preka, mbajta distancën. E mbajta veten. Pres lakror, jam kuzhinier. Në Angli. Që në 2011. Jam larguar nga papunësia, padrejtësia. Kam 15 vjet kuzhinier. Kam çdo gjë me foto, video. Isha në Shqipëri, kemi bërë një dasmë me 300 veta. Unë kam shtetësi britanike. Ju ka ardhur fundi. Jam kthyer se nuk i shoh më dot këto fytyra në zyrat e shtetit. Të veshur me veshje të shtrenjta dhe në spital nuk ka paracetamol. Këta me makina të shtrenjta."-shprehet ai. 

Protestuesi tha se emigrimi i tij lidhej me mungesën e mundësive në Shqipëri dhe kritikoi situatën ekonomike e sociale në vend.

Ai tregoi edhe për punën që kryen aktualisht në Britani, duke theksuar se përveç profesionit të kuzhinierit, punon edhe si shofer për transportin e fëmijëve me aftësi ndryshe.

"Kam lënë punën, kuzhinier, dhe kam makinën që e mbaj si taksi. Njerëzit me aftësi ndryshe i marr dhe i çoj në shkollë dhe i kthej në shtëpi. Më thonë: 'Je shqiptar, çfarë do këtu? Pse nuk ikën?' U them: 'Ka korrupsion.' Dua të kthehem, kam premtuar se do të hap edhe një restorant peshku."-shton më tej protestuesi. 

protesta perplasja me bracen shqiptari i diasporës

Lini një Përgjigje