TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2026, 18:57

Kush fshihet pas vrasjes së ish-ministres britanike? Autoritetet: Ishte një sulm i mirëmenduar!

Shkruar nga Pamfleti
Kush fshihet pas vrasjes së ish-ministres britanike? Autoritetet: Ishte
Anne Whitcomb

Autoritetet e cilësojnë ngjarjen një "sulm të synuar".

Agjencia britanike kundër terrorizmit ka marrë në dorë hetimet për vrasjen e ish-ministres së qeverisë britanike, Anne Whitcomb, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj javën e kaluar në jugperëndim të Anglisë.

Drejtuesi i agjencisë kundër terrorizmit, Lawrence Taylor, deklaroi se nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një "sulm të synuar", ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur nivelin e planifikimit të ngjarjes dhe motivin e autorëve.

"Është e qartë se ky ishte një sulm i synuar. Ne ende po punojmë për të kuptuar shkallën e planifikimit ose përgatitjes dhe motivin pas këtij sulmi", u shpreh Taylor para gazetarëve.

Hetimi mori një tjetër drejtim pasi të hënën çështja iu transferua strukturave të antiterrorizmit. Një shtetas britanik ishte arrestuar fillimisht të shtunën nga policia lokale nën dyshimin për vrasje, ndërsa më pas u arrestua sërish edhe nën dyshimin për përgatitje dhe nxitje të akteve terroriste.

Anne Whitcomb, 78 vjeçe, ishte një figurë e njohur e politikës britanike dhe anëtare e partisë Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage. Ajo kishte shërbyer si deputete në Parlamentin britanik dhe kishte qenë pjesë e jetës politike kombëtare deri në vitin 2010.

Ish-ministrja u gjet e vdekur të enjten në banesën e saj në një zonë rurale të jugperëndimit të Anglisë. Sipas policisë, ajo kishte pësuar lëndime serioze, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të tjera mbi rrethanat e krimit.

Ngjarja ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e sigurisë së politikanëve në Britaninë e Madhe. Në dekadën e fundit, dy deputetë britanikë në detyrë janë vrarë, duke shtuar shqetësimet për rrezikun e dhunës politike ndaj figurave publike.

Autoritetet britanike vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin e sulmit dhe për të sqaruar nëse ai lidhet me aktivitetin politik të viktimës apo me faktorë të tjerë.

anne whitcomb vrasja hetimet

Lini një Përgjigje