TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 20:50

Aktivisti Edison Lika ironizon qeverinë: Shteti dhe autobusët e transportit publik në shërbim të Kanye West

Shkruar nga Pamfleti

Aktivisti Edison Lika ironizon qeverinë: Shteti dhe autobusët e

Aktivisti Edison Lika ironizoi qeverinë, duke deklaruar se institucionet shtetërore ishin angazhuar më shumë për koncertin e Kanye West sesa për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Gjatë fjalës së mbajtur në protestën e 42-të para Kryeministrisë, Lika u shpreh se edhe autobusët e transportit publik, që mungojnë në shërbim të përditshëm të qytetarëve, ishin vënë në dispozicion të organizimit të aktivitetit.

Ai kritikoi gjithashtu përdorimin e fondeve publike, duke theksuar se qeveria i shtoi edhe 4 milionë euro financimit për koncertin. Lika deklaroi se protesta mblodhi më shumë qytetarë se aktiviteti në fjalë.

Në përfundim të fjalës së tij, aktivisti u shpreh se në shesh ishin mbledhur "shqiptarët e lirë", ndërsa përsëriti thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen.

“Sot i gjithë shteti në shërbim të Kanye West. Autobusët që nuk vijnë kurrë për qytetarët kishin marrë emrin Kanye West. Transporti nuk është kurrë aty për qytetarët. Qeverisë tonë sikur të mos mjaftonin lekët i shtoi 4 milionë euro dhe prapë ky shesh ka shumë më shumë se aty. Në këtë shesh janë shqiptarët e lirë që këndojnë këngën e lirisë sonë. Rama jepe dorëheqjen”, tha Edison Lika.

aktivisti edison lika proteste

Lini një Përgjigje