Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 80 mijë metra katrorë tokë për operacionin e një dite më parë për tjetërsimin e pronave.
Në total në dosjen e prokurorisë figurojnë 6 përfitues, për të cilët janë vendosur 12 masa sigurie: Shaqir Sheshi, Viktor Mataj, Arjanit Mata, Besnik Xhafa dhe Fiqeret Xhafa janë lënë në arrest shtëpie për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa Ramazan Sheshi është lënë në arrest me burg pasi i është shtuar edhe akuza për pastrimin e parave.
Të 6 këta kanë paraqitur dokumente të falsifikuara pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe më pas me ndihmën e disa zyrtarëve të Kadastrës, kanë përvetësuar pronat. Në mesin e zyrtarëve bëhet fjalë dhe për ish-drejtorin e Kadastrës Durrës, Ardian Kona, i afërmi i Monika Kryemadhit, i cili është arrestuar dhe më herët për përfshirjen në të njëjtën skemë kriminale mashtrimi.
Për tjetërsimin e 27.550 metra katrorë nga Shaqir Sheshi, është bërë dhe falsifikimi i firmës i disa zyrtarëve të Kadastrës, ish-regjistruesit Bedri Luku, ish-specialistet juriste Shpresa Kaloshi dhe Alma Çeka.
Pasuritë e sekuestruara
Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.
Lini një Përgjigje