TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 14:01

Botërori 2026/ Polemika pas Francë-Marok, trajneri i afrikanëve akuza arbitrit: Rabiot bëri prekje me dorë, VAR heshti

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Polemika pas Francë-Marok, trajneri i afrikanëve
Trajneri i Marokut Ouahbi

Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2026. “Gjelat” triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Marokut në çerekfinale, duke përsëritur suksesin ndaj të njëjtit kundërshtar si në gjysmëfinalen e Botërorit 2022 dhe duke u bërë kombëtarja e parë që kualifikohet mes katër më të mirave.

Në sfidën e zhvilluar në Miami, skuadra e Didier Deschamps pati mundësinë ideale për të kaluar në avantazh në minutën e 28-të, por Kylian Mbappe nuk arriti të shndërronte në gol penalltinë përballë portierit Bono.

Megjithatë, sulmuesi francez u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke realizuar një gol spektakolar që i dha epërsinë Francës. Goli shkaktoi polemika, pasi pati pretendime se Adrien Rabiot e rifitoi topin pas një prekjeje me dorë. Trajneri i Marokut, Walid Regragui Ouahbi, u ndal te ky episod, duke deklaruar se nuk kishte dyshime për prekjen me dorë.

"Nuk e di përse VAR nuk e konsideroi faull, disa prej futbollistëve lanë edhe lojën në pritje të vërshëllimës së arbitrit argjentinas.”, tha ai.

Pas golit të Mbappes, Maroku u hodh në sulm në kërkim të barazimit, duke lënë më shumë hapësira në mbrojtje. Këtë situatë e shfrytëzoi Ousmane Dembele, i cili realizoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës.

Në përfundim të takimit, Mbappe, i cili barazoi Lionel Messin në krye të renditjes së golashënuesve të turneut, u shpreh se “ka ende shumë rrugë drejt trofeut”, duke shtuar se “na presin ndeshje më të vështira se sa ato që kemi kaluar deri më tani”.

Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me fituesen e çerekfinales mes Spanjës dhe Belgjikës.

Ndërkohë, eliminimi i Marokut u pasua me incidente në Paris dhe Londër, ku emigrantë marokenë u përplasën me policinë. Në veri të Francës, një 17-vjeçare humbi jetën gjatë festimeve, pasi u përplas për vdekje nga një kamion. Drejtuesi i mjetit u arrestua dhe, sipas autoriteteve, rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.

Lini një Përgjigje