Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.
Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj kryetarit të Partisë së lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Në pritje të nisjes së seancës së themelit, ish-presidenti Meta ka zhvilluar një diskutim me deputetin e PL-së, Tedi Blushi, ku e pyet për kursin e këmbimit.
Biseda në gjykatë:
Meta: “Tedi, sa ka vajtur kursi i euros pas goditjes së këtyre qindra mijëra eurove?”
Blushi: Nuk e di, 85?
Meta: Po, se janë dhe remitancat. Po çfarë bëni ju të opozitës?
Blushi: Protestojmë në shesh.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi shprehet: Po Altin Dumani çfarë bëri, se ato 150 milionë euro që u kapën tani, aty ishin?
Në seancë të pranishëm janë dy prokurorët, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ndërsa pritet trupa gjykuese.
Në 11 qershor, Gjykata Kushtetuese publikoi arsyetimin e vendimit të marrë më 8 prill, me të cilin rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sipas vendimit pesë nga tetë gjyqtarët e Kushtetueses votuan kundër kërkesës së kreut të Partisë së Lirisë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij.
Ndërkohë, gjyqtaret Marjana Semini dhe Marsida Xhaferllari u shprehën në favor të pranimit të kërkesës, ndërsa gjyqtarja Sonila Bejtja paraqiti një mendim të veçantë, gjithashtu pro pretendimeve të Metës.
Në argumentimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se organet e drejtësisë disponojnë fakte dhe të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e arsyeshëm se Meta mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po hetohet. Për këtë arsye, gjykata nuk gjeti shkelje kushtetuese në vendimet që kanë lënë në fuqi arrestin me burg.
Meta dhe Kryemadhi u morën nën hetim nga SPAK në tetor të 2024-ës, kur edhe ndaj tyre u caktuan masat e sigurimit.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.
Ish-presidenti Ilir Meta, pre 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Shikoni kush pastron parate gazetare! Po ia fshihni emrat! Njerez mashtrues e pa breke ne bythe qe u bene biznesmene me kulla! Adnje shirit nuk ka vene SPAK