Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të martë në fshatin Çepan të Skraparit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Ilir Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Ish-presidenti pritet të transportohet drejt Çepanit nën masa të rrepta sigurie, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.
Sipas informacioneve, Meta ka lënë ambientet e burgut 313 në Tiranë rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa ceremonia mortore është parashikuar të nisë në orën 12:00.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024. Pjesëmarrja e tij në ceremoninë mortore është mundësuar në përputhje me procedurat ligjore dhe masat e sigurisë të përcaktuara nga autoritetet përgjegjëse.
"Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës. Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.", shkruan Meta.
Lini një Përgjigje