TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2026, 11:30

‘Berisha n’burg...”, kreu demokrat për protestat: Klithma në opozitës së opozitës

Shkruar nga Pamfleti
‘Berisha n’burg...”, kreu demokrat për protestat: Klithma
Sali Berisha

Kreu demokrat ka reaguar lidhur me protestat qytetare, që zhvillohen prej 36 ditësh dhe që kërkojnë largimin e klasës politike, të cilën e bëjnë përgjegjëse për tranzicionin e zgjatur që kalon vendi.

Një nga parullat kryesore të protestës është “Rama n’burg, Berisha n’burg”, por për kreun demokrat këto janë klithma të atyre që i konsideroi si opozita e opozitës.

“Janë disa klithma, përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë, e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë fake opozitë.  Për faktin e vetëm se flirtojnë. Ndaj ata shfrytëzojnë këtë protestë për një slogan apo parullë të tilla”, tha Berisha.

Në vijim kreu demokrat u shpreh se PD dhe aleatët e saj, e mbështesin fuqimisht protestën, por nuk ndërhyjnë në punët e saj.

“Qëndrimi ynë ka qenë që në fillim dhe ju duhet të keni shumë të qarta ato që deklaroj unë, kurrë nuk ndryshoj unë nga ato.  Asnjë ndërhyrje në punët e saj.

Nuk është protesta jonë, dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirshme ndaj atyre që përpiqen t'ia kapin apo manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë.

Po, kam deklaruar dhe deklaroj se bazuar në pesë kërkesat e tyre, Partia Demokratike mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën. Jashtë çdo konotacioni, simboli partiak, por thjesht në frymën qytetare. E kemi bërë këtë në rrafshin brenda vendit, e kemi bërë këtë po me kaq zell në rrafshin ndërkombëtar dhe me sukses.

Protesta ka marrë mbështetjen ndërkombëtare të Partisë Popullore që qeveris sot Europën, partisë më të fuqishme sot në spektrin politik europian.

Ky është qëndrimi ynë, po as kemi tentuar, as nuk tentojmë, as nuk dëshirojmë, jo.

Ne jemi forcë politike që ishim në protestë, doli kjo protestë dhe kërkesat janë të njëjta me ne, e mbështesim plotësisht”, tha Berisha.

berisha protesta pd

1 Komente

  1. s
    studio

    epo ska me RICIKLIM PALACOSH qe bejne sikur bejne OPOZITE ...kjo ndodh kur jeni bashke dhe ti si PLAKU MERE me long se mishi u maru me fiset grindavese pakice....QE BENI SIKUR ZIHENI ME VETVETEN dhe RAMEN qe e keni xhan xhan.... jeni e njejta fytyre si pushteti duke bere dhe votuar ligje per interes dypalesh ...sa per teatrin e molotoveve....kjo ndodhte sa per te bllokuar dike tjeter te te merte monopolin e opozites qe e mbaje me thonj si skifter....dhe RAMA YT te qendronte ne pushtet i pa shqetesuar...iku ajo kohe OPOZITE REALE KA LINDUR.....SKA ME RICIKLIM AJDUTESH.....te dy me RAMEN jeni binjak....ne abuzime me pushtetin, ne pervetsime te paligjeshme, ne minim demokracie kombetare,...ne shkaterin opozite, ne otomanizem autoritar, te dy drejtoni PARTI MEMECESH DHE BYTHLEPIRSISH, keni vrare demokracine brenda tyre....e ku pyesni ju per partite qe ne hale shkofshin....ju keni minuar demokracine kombetare qe nga 2008 me paktin MAFIOZO-DOBIC midis jush ti SALI DHE BINJAKU YT RAMA...ky eshte krimi me i mdh qe sju falet dhe ka shkaktuar deme te pariparushme.....JENI BERE AQ PIS SA SKA DET QE JU LAN.....DHE AKOMA SI BESON SYVE QE LOJA QE BENI SIKUR ZIHENI DHE JENI ARMIQ ka mbaruar....jeni te njejtet si ne ABUZIME ME PUSHTETIN ashtu dhe ne MORAL PA MORAL POLITIK.....E KU DONI TJA DINI JU PER TE TILLA GJERA....PUNE MORALI APO DREJTESIE......KENI KALUAR CDO CAK DERI NE PIKE MOS KTHIMI....KTE PIKE E KALOJNE VETEM MAFIOZERIA SI IDEOLOGJI.....

    Lini një Përgjigje