Prokurori i SPAK-ut, Vladimir Mara, deklaroi se elementë të krimit të organizuar shqiptar kanë krijuar lidhje dhe bashkëpunim me grupe kriminale në Itali, duke ndërtuar forma të reja organizimi dhe duke avancuar mënyrat e kryerjes së aktiviteteve kriminale.
Duke i kthyer përgjigje prokurorit italian, Mara tha se nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar dhe se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.
“Duhet të kuptojmë që elementë të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur një mbështetje mbështetje të elementët e krimit të organizuar këtu në Itali, duke krijuar modele të caktuara, duke bashkëpunuar, modernizuar dhe avancuar në kryerjen e veprave penale
Sot nuk mund të flasim për një grup apo kombësi të krimit të organizuara, por mund të flasim, po kemi krim të organizuar, kemi edhe fenomene kriminale dhe në këto kushte bashkëpunimi jonë është i domosdoshëm”, tha Mara në konferencën e përbashkët me Antimafien Italiane.
Lini një Përgjigje