TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Maj 2026, 11:15

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, caktohet seanca e radhës

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, caktohet seanca e
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme zhvilloi këtë të martë seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 personave të tjerë të përfshirë në të njëjtin proces, pas ndarjes së dosjes hetimore në dy pjesë.

Procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe do të drejtohet nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga mbrojtja ligjore.

Gjatë verifikimit të palëve, gjykata konstatoi mungesën e avokatëve për pesë prej të pandehurve.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se mbrojtjes i mungojnë 24 fashikuj nga dosja e SPAK dhe se ai bashkë me klientin nuk janë njohur ende me provat digjitale të administruara në hetim. Ai i kërkoi gjykatës të marrë një vendim për këto pretendime.

Nga ana tjetër, prokurori Ols Dado sqaroi se fashikujt e përmendur lidhen me aktet e njoftimit të akuzës për të pandehur të tjerë dhe nuk përbëjnë materiale që i përkasin drejtpërdrejt Veliajt.

Për shkak të mungesës së disa avokatëve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më 10 qershor. Po ashtu, u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës. 

erion veliaj

1 Komente

  1. S
    Skerdi

    Ore ky shkerdha po luan me drejtesin qe nuk e kuptoj pse eshte si e mpire nga kjo race hajdutesh me kullaro si lal fiku por dhe avukati i tij Plarent Ndreca qe per turp eshte i akuzuar nga spak per hajni me uniformat e policise. Drejtsia duhet te clirohet nga komplekset dhe te mos i toleroj kaq shume kapriciot e ketij grupi te strukturuar per padrejtesi e dredha qe kane molepsur gjithe sistemin e drejtesise qe vec drejtesi nuk ka prodhuar. Impenjohet nje gjykate e tere nga ajo e larta tek kushtetuesja per te nxjarre pa lagur lali erin hajdutin me te modh qe ka nxjerr deri me tash administrata e korruptume e rilindjes se Ramziut. Turp e faqe e zeze fort. Shtyhen gjyqet pafundsisht nga akrobacite e ktij te hetumit Plarenc Ndreca,

    Lini një Përgjigje