
Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një formë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Shqipëri, ku substancat me përmbajtje të lartë THC, përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit, paraqiten në formën e produkteve ushqimore të njohura si "Edibles".
Suela Xhufi, toksikologe, tha se karamelet me kanabis te fëmijët mund të shkakojnë vdekjen. Ajo shton se konsumimi i gjysmës së saj mund t’i çojë fëmijët në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Kjo nuk është një risi në Shqipëri, kemi pasur raste edhe të mëparshme. Karamelet me kanabis te fëmijët mund të shkaktojë vdekje, për shkak të dozave shumë të larta. Gjysma e karameles mund të çojë fëmijën deri në reanimacion. Ka dy lloj pacentësh (të rritur): atyre që u jep humor dhe atyre që mund t’i japë reaksion, ankth dhe fobi”, deklaroi ajo për "Report Tv".
Xhufi shtoi gjithashtu se, fëmijët janë grupi më i rrezikuar, pasi marrin si karamele jo si drogë. Toksikologia thekson se karamelet nuk janë aromën tipike të kanabisit pasi prodhohen në laborator.
"Ato (karamelet) nuk e kanë aromën tipike të marijuanës, pasi prodhohet në laborator. Sot ka ecur shumë shkenca e zhvilllimit të drogërave ilegale, sepse kemi më shumë drogëra sintetike, të cilat janë të vështira për t’u zbuluar. Vëmendja duhet të përqendrohet më shumë te fëmijët, sepse janë më të ekspozuarit, fëmija e shikon si karamele dhe e merr në mënyrë të pafajshme", thotë ajo.

Kur filloi te shitej Coca Cola e prodhimit Shqiptar kam njohur dy djem te ndershem qe punonin per Coca Cola e shkonin ne lokale blinin nga nje shishe Coca Cola,por e kerkonin te pa hapur tapen se do e pinin me vone. Keto shishe damkoseshin me emrin e adresen e dyqanit,daten e blerjes e niseshin cdo jave ne Hollande ku ishte qendra e Coca Cola te Europes. Ne se dilte ndonje hile Coca Cola bente verifikimin e origjines e kapeshi fallcifikatoret. Kollaj fare, ne se ka shtet qe punon per popullin e kap nga gryka krimin. Ah, nese marrin edhe para qe ta zhdukin popullin e ta thajne nga trute qe te i madhi fare e deri te i fundit duhen rrjepur te gjalle. Nje njeri me dy pare mend ne koke e kupton se sa te zhyer jane keta birbot tane te shtetit. Vetem me keshillat e orientimet e pleqve te mencur e jo te jesh psikiatrist a psikolog, shihni me vemdnej se si i levizin syte si gjarper Edi Rama e Sali Berisha. Pse u ngrit rinia, sidomos ajo rini e lindur e rritur ne emigrim, pa harruar edhe rinine e Shqiperise, pse? Sepse jane sy hapur, kane bere shkolla prej tamam e shkolla bythe, ku te jepet haku e horrlleku. Femijet e sotem, natyrisht ata qe jane me kembe ne toke, te japin uje ne bisht te luges e te bejne zbor. Do te jete e veshtire te hiqen nga karriket keta qe jane, sepse jane i nje kallepi qe vetem dajaku i heq. Kjo rini do i heqe me embelsi. Do pranojne tryezen e "bisedimeve" e pikerisht aty do e hane derrin match. Pse? Sepse kujtojne se jane si ata "studentet e dhjeretorit" qe ishin larot e balot e kohes. Keta jane bijte e atyre qe iu ngjiten malit te jetes me thonj e ia dolen t'i shkollojne femijet ne Universitet me te mira te botes. Keta nuk jane Pashko, Rruli, Hajdari, Berisha,Rama e Co.