TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 20:08

“Ky ka lajthitur”, pensionisti shpërthen ndaj Ramës: Ne vuajmë për një copë bukë, ai jep 4 mln euro për koncert

Shkruar nga Pamfleti

“Ky ka lajthitur”, pensionisti shpërthen ndaj Ramës: Ne

Sot mbahet protesta e 40-të e qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës së vjetër politike. Pjesë e kësaj proteste ishte edhe një pensionist i cili ka shprehur revoltën e tij për korrupsionin e lartë, pensionet e ulëta në vend, dhe keqqeverisjen.

Ajo që e ka shtuar edhe më shumë revoltën është fakti që kryeministri Edi Rama njoftoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa shprehet të revoltuar se spitalet janë pa kushte.

“Ne na bi gazepi për bukë. Ky a ka lajthitur apo jo. Çfarë është ky injorant. Ne vuajmë për një copë bukë…Populli është në mjerim”, u shpreh një pensionist.

protesta pensionisti

Lini një Përgjigje