TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 21:39

Nis marshimi kundër Ramës, rrugët e Tiranës jehojnë për 40 ditë me radhë

Shkruar nga Pamfleti
Nis marshimi kundër Ramës, rrugët e Tiranës jehojnë
Nis marshimi

Mijëra qytetarë kanë lënë sheshin dhe po marshojnë në bulevardet kryesore të kryeqytetit, ndërsa protesta kundër qeverisë hyn në fazën e saj më dinamike.

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 40-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pasi u mblodhën në qendër të kryeqytetit, mijëra qytetarë kanë nisur të ecin në grup përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe rrugëve kryesore të Tiranës, duke mbajtur pankarta, flamuj kombëtarë dhe duke brohoritur vazhdimisht "Rama, dorëhiqu!", "Poshtë qeveria!" dhe slogane të tjera kundër qeverisë.

Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit po ashtu brohoritën vazhdimisht sloganin "Ju erdhi fundi, Rama jep dorëheqjen

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa forca të shumta policie shoqërojnë itinerarin për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin në zonat ku kalojnë protestuesit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimi do të vijojë në rrugët e kryeqytetit, si pjesë e protestës së përditshme, duke ritheksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshime të thella politike e ligjore.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t'i bashkohen tubimit. Sipas tyre, protesta do të shënojë një fazë të re të mobilizimit kundër qeverisë dhe po ashtu kanë paralajmëruar bojkot ndaj aktivitetit ku pritet të performojë reperi Kanye West.



protesta marshimi rruget e tiranes

Lini një Përgjigje