TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2026, 21:37

Xhaka beson te surpriza ndaj Argjentinës dhe paralajmëron Mesin: Jemi pranë historisë, duam të shkojmë më tej

Shkruar nga Pamfleti
Xhaka beson te surpriza ndaj Argjentinës dhe paralajmëron Mesin: Jemi
Lionel Mesi-Granit Xhaka

Zvicra po përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa në çerekfinalet e Kupës së Botës do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas Siti. Përballë një prej favoritëve kryesorë të turneut, kapiteni Granit Xhaka shprehet optimist se skuadra e tij ka motivimin dhe besimin për të synuar një rezultat historik.

Mesfushori me origjinë shqiptare theksoi se afrimi me fazat vendimtare të Botërorit ka rritur edhe më shumë ambicien e ekipit për të vazhduar rrugëtimin.

"Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej", deklaroi Xhaka.

Kapiteni i Zvicrës u ndal edhe te përballja me Lionel Mesin, duke e cilësuar atë një moment të veçantë për çdo futbollist.

"Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë", u shpreh ai.

Megjithatë, Zvicra do të ketë përballë një kundërshtar në formë të jashtëzakonshme. Argjentina ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në Kupën e Botës, ndërsa Lionel Mesi kryeson renditjen e golashënuesve të turneut me tetë gola, duke mbetur pika më e fortë e skuadrës së drejtuar nga Lionel Skaloni.

Për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale dhe për të eliminuar kampionët në fuqi, Zvicra do të duhet të zhvillojë një ndeshje në nivel maksimal ndaj një ekipi që mbërrin në këtë fazë me 12 fitore radhazi në të gjitha garat.

granit xhaka mesfushori shqiptar zvicra kupa e botës

Lini një Përgjigje