TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 20:42

Mësuesi i historisë i bashkohet protestës, mesazh kolegëve: Mjaft u ankuat nëpër salla, dilni në shesh!

Shkruar nga Pamfleti
Mësuesi i historisë i bashkohet protestës, mesazh kolegëve:
Mësuesi i historisë në protestë

Një mësues historie i është bashkuar protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke përcjellë një mesazh të fortë për kolegët e tij dhe për rolin e arsimtarëve në shoqëri.

Nga podiumi i protestës, ai u shpreh se misioni i mësuesit nuk përfundon brenda mureve të klasës, por lidhet me mbështetjen e brezit të ri dhe angazhimin për të ardhmen e tij.

Me një apel drejtuar mësuesve në të gjithë vendin, ai kërkoi që ata të dalin në krah të nxënësve dhe studentëve, duke argumentuar se momentet e rëndësishme për shoqërinë kërkojnë angazhim dhe jo vetëm diskutime brenda institucioneve arsimore.

“Jam mësues që kam dalë në krah të studentëve të mi. Jam mësues historie. Nuk u shpjegoj dot në klasë histori, klasa është këtu. U bëj thirrje kolegëve, mjaft u ankuat nëpër salla, dilni në krah të nxënësve tuaj dhe bëni misionin tuaj. Mos u ankoni më por jini minimumi si nxënësit tuaj!”, deklaroi ai.

Fjala e mësuesit u prit me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, ndërsa mesazhi i tij u fokusua te përgjegjësia që, sipas tij, kanë edukatorët për të qenë pranë të rinjve edhe përtej procesit mësimor.

 

mësuesi i historisë protesta

Lini një Përgjigje