TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2026, 12:23

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon se ishte një nga spiunët e CIA-s dhe FBI

Shkruar nga Pamfleti
Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon
Shqiptari Blerim Skoro

Blerim Skoro rrëfen historinë e tij të pazakontë: nga dezertimi gjatë luftës në ish-Jugosllavi, te infiltrimi te Al-Kaeda për llogari të CIA-s, atentati ndaj tij dhe beteja shumëvjeçare për të fituar të drejtën e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara…

Sipas një artikulli të botuar nga The Sun, historia e Blerim Skoros është një nga rrëfimet më të pazakonta të lidhura me luftën kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Në intervistën ekskluzive, ai pretendon se kaloi afro 3 vjet duke vepruar si agjent i infiltruar i CIA-s brenda Al-Kaedës, duke fituar besimin e drejtuesve të organizatës terroriste dhe duke marrë pjesë në operacione për blerjen e armëve e eksplozivëve, të cilat, sipas tij, përfundonin në duart e CIA-s për t'u sekuestruar dhe shkatërruar.

Blerim Skoro tregon se historia e tij nisi gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. Ai ishte pjesë e ushtrisë jugosllave, por vendosi të dezertonte pasi, sipas rrëfimit të tij, ishte dëshmitar i përdhunimeve, vrasjeve të fëmijëve, torturave dhe krimeve të tjera të luftës.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Përpjekja e parë për arratisje dështoi dhe ai pretendon se u torturua para se të rikthehej në repart. Më pas u arratis sërish, këtë herë duke përdorur një pasaportë false me emrin Jakup Ramusholli. Ai kaloi përmes Maqedonisë, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, derisa autoritetet zvicerane e ndaluan në kufi. Pas pranimit të identitetit të tij të vërtetë dhe rrezikut që do të përballej nëse kthehej, Zvicra i dha status të përkohshëm refugjati.

Në vitin 1994 ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku punoi deri në 18 orë në ditë në restorante, si shpërndarës picash dhe kamerier në një sinagogë, me qëllim të mbështeste familjen e tij në Kosovë dhe ta sillte në Amerikë.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Përfshirja në mafian shqiptare

Në Nju Jork, sipas rrëfimit të tij, ai u kontaktua nga pjesëtarë të mafias shqiptare, të cilët i ofruan shuma të mëdha parash për transportimin e drogës.

Fillimisht pagesat ishin rreth 6 mijë dollarë për transport, ndërsa më vonë arritën në 20 mijë dollarë. Ai pranon se u bë pjesë e rrjetit kriminal, ndërsa gjatë kësaj periudhe njohu edhe bashkëshorten e tij Susan, e cila fillimisht nuk dinte asgjë për aktivitetin e tij kriminal.

Në vitin 2000 u arrestua gjatë transportimit të heroinës drejt SHBA-së, ndërsa me të ndodheshin edhe bashkëshortja dhe kunata. Ai bashkëpunoi me hetuesit federalë, duke dhënë informacion për mafian shqiptare në këmbim të mbrojtjes së familjes së tij. Më pas u dënua me shtatë vjet burg federal.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Rekrutimi pas 11 shtatorit

Në burgun Metropolitan Detention Center në Brooklyn, Skoro u afrua me disa të burgosur myslimanë, mes tyre edhe Mokhtar Haouari, i dënuar për përfshirje në komplotin për shpërthimin e një bombe në aeroportin e Los Anxhelosit gjatë festimeve të Vitit të Ri 2000.

Ai kujton se më 11 shtator 2001 pa nga dritarja e burgut sulmet ndaj Kullave Binjake dhe më pas pretendon se Haouari festonte sulmin duke lavdëruar Osama bin Ladenin.

Sipas tij, ky episod tërhoqi vëmendjen e FBI-së dhe CIA-s, të cilat në atë kohë kërkonin me urgjencë informacion mbi Al-Kaedën. Historiani Tim Weiner, i cituar në dokumentar, thotë se shërbimet amerikane kishin shumë pak njohuri mbi organizatën terroriste në atë periudhë.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Skoro pretendon se pranoi të bashkëpunonte sepse ndiente një detyrim moral ndaj SHBA-së për ndërhyrjen në Kosovë dhe dëshironte të shlyente gabimet e së kaluarës.

Për të fituar besimin e ekstremistëve, ai la mjekër, studioi Kuranin deri në tetë orë në ditë, mësoi ligjin islam dhe u përgatit si ndihmës imam. Kjo, sipas tij, i mundësoi të fitonte besimin e rreth 30-40 të burgosurve të dyshuar për terrorizëm dhe të siguronte informacione për aktivitetin e Al-Kaedës.

Megjithëse pretendon se ishte premtuar ulje e dënimit dhe mbrojtje, Skoro vuajti të gjithë dënimin dhe në vitin 2007 u deportua në Kosovë.

Avokati i tij Joshua Dratel pretendon se deportimi ishte pjesë e planit të CIA-s për ta përdorur sërish jashtë territorit amerikan, pasi kjo e bënte më të besueshëm mbulimin e tij.

Edhe pse i zemëruar, Skoro pranoi të punonte sërish për CIA-n me kusht që familja e tij të ribashkohej në SHBA.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Infiltrimi në Al-Kaedë

Gjatë afro tre viteve të ardhshme ai pretendon se udhëtoi në Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Jordan, Liban, Egjipt, Arabi Saudite dhe Turqi.

Misioni i tij ishte të siguronte informacion për: drejtuesit e Al-Kaedës; planet për sulme terroriste; rekrutimin e militantëve; rrjetet e furnizimit me armë dhe tregtinë e eksplozivëve.

Për këtë punë ai thotë se paguhej rreth 1.400 dollarë në muaj.

Skoro pretendon se fitoi besimin e drejtuesve të organizatës duke u paraqitur si një person që kërkonte hakmarrje ndaj SHBA-së.

Ai rrëfen se u dërgua në një kamp stërvitor në Pakistan, ku u takua me Abdullah Ahmed Abdullah, i njohur si Abu Muhammad al-Masri, atëherë një nga figurat më të rëndësishme të Al-Kaedës dhe më vonë i dyti në hierarkinë e organizatës.

Sipas tij, al-Masri synonte ta vendoste në krye të një kampi stërvitor për militantët në Ballkan.

Ai tregon gjithashtu se kaloi katër ditë trajnim në një kamp në Raka të Sirisë, ku kushtet ishin jashtëzakonisht të rënda.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Blerja e armëve dhe atentati

Një pjesë e rëndësishme e misionit, sipas tij, ishte blerja e armëve dhe eksplozivëve.

Skoro pretendon se me fondet e CIA-s bleu raketa kundërajrore, raketahedhës, pushkë automatike AK-47, eksploziv C4 dhe TNT.

Në një rast, ai thotë se u mbushën disa kamionë me armë që ndodheshin në katër dhoma të mëdha.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Ai pretendon gjithashtu se mori pjesë në bisedime për sigurimin e uraniumit me qëllim ndërtimin e një "bombe të pistë". Sipas tij, të gjitha armët e blera u sekuestruan më pas nga CIA dhe u shkatërruan.

Në vitin 2010 ai mori një mesazh kërcënues ku paralajmërohej të ndalonte aktivitetin e tij. Tre muaj më vonë, sipas rrëfimit, dy persona e pritën pranë një shtëpie të sigurt të CIA-s dhe qëlluan katër herë ndaj tij.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Një plumb e goditi në këmbë, ndërsa tre të tjerë nuk e prekën. Ai pretendon se mbijetoi duke u shtirur si i vdekur derisa autorët u larguan.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Pas 48 orësh në një spital sekret, Skoro thotë se mori para dhe një mesazh nga CIA: "Je vetëm. Duhet të mbijetosh vetë." Ai e konsideron këtë moment si tradhtinë më të madhe të jetës së tij.

Kthimi në SHBA

Pas atentatit ai u largua nga Kosova, udhëtoi përmes Kubës, Francës dhe Kanadasë, përpara se të hynte ilegalisht në SHBA në vitin 2011.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Pas një beteje gjashtëvjeçare me autoritetet amerikane të emigracionit, ai arriti të fitonte të drejtën e qëndrimit në bazë të Konventës së OKB-së kundër Torturës, pasi u argumentua se kthimi në Kosovë do ta vinte në rrezik serioz për jetën.

Sot ai jeton në Nju Jork dhe punon si shofer taksie.

Artikulli thekson se shumë prej ngjarjeve bazohen në rrëfimin personal të Blerim Skoros dhe në materialet e paraqitura në dokumentarin The Accidental Spy.

Nga mafia te Al-Kaeda dhe tradhëtia/ Dosja e shqiptarit që pretendon

Sipas The Sun, FBI konfirmoi përmes avokatëve të Skoros se ai kishte bashkëpunuar me Byronë si informator. Ndërkohë, CIA nuk iu përgjigj kërkesës së medias për koment lidhur me pretendimet e tij se ishte përdorur, tradhtuar dhe braktisur pas përfundimit të misioneve. /Përshtati Pamfleti/

 

blerim skoro al kaeda cia

Lini një Përgjigje