TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 19:00

Pas Denar Bibës, trimërohet edhe 'ustallesha' në krye të ASHK; Lorena Goxhobelli bllokon auditimet e KLSH

Shkruar nga Pamfleti
Pas Denar Bibës, trimërohet edhe 'ustallesha' në krye
Lorena Goxhobelli & Kreu i KLSH

Prej më shumë se dy vitesh, Agjencia Shtetërore e Kadastrës e drejtuar nga Lorena Goxhobelli ka bllokuar auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kreu i KLSH, Arben Shehu, denoncoi mungesën e aksesit në të dhënat e ASHK-së dhe kërkoi ndërhyrjen e Parlamentit, ndërsa raportet e auditimit zbulojnë mijëra vendime pronësie të paregjistruara, zbatim pothuajse zero të rekomandimeve dhe dyshime të forta mbi menaxhimin e pronave shtetërore dhe private.

Nuk kanë fund çudirat në këtë vend. Ndonëse Edi Rama çuditet se përse qytetarët janë ngritur në protestë, faktet tregojnë se arroganca institucionale ka kapur kulmin. Drejtorët e Edi Ramës janë bërë aq arrogantë sa nuk pyesin më për ligj dhe rregull.

Pak ditë më parë bëri bujë qëndrimi i kreut të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, i cili deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se nuk do të lejojë asnjë auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Por duket se ai nuk është i vetmi, pasi vetja në qejf i ka hipur edhe Lorena Goxhobellit të Kadastrës. Duke qenë se është e zhytur në afera nga koka te këmbët, Goxhobelli, njësoj si Biba, ka vendosur t’i mbyllë derën Kontrollit të Lartë të Shtetit.

KLSH nuk ka asnjë lloj aksesi me ASHK dhe nuk mund të shtrohet aspak për diskutim marrëdhëniet ndërinstitucionale. Regjistrimi i pronave duhet të ketë transparencë të plotë dhe çdo qytetari duhet t’i vihet në dispozicion çdo informacion i detajuar. Nuk kemi arritur të marrim akses as minimal në të dhënat e këtij institucioni”, tha ai.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkoi sërish ndërhyrjen e Parlamentit për të sjellë situatën në shinat e normalitetit, pasi prej gati dy vitesh Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bllokuar çdo lloj komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionin më të lartë kushtetues të auditimit në Shqipëri.

Problematika e pronës në Shqipëri ka një rëndësi thelbësore dhe KLSH-ja ka kryer të gjitha veprimet për procese audituese të plota, por është hasur në këtë lloj pengese prej një kohe të gjatë. Do të ishte e vlefshme që të na mbështesni në realizimin e këtyre proceseve”, iu drejtua Arben Shehu deputetëve të të gjithë kaheve politike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Sipas tij, institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshme, pasi gjithsecili ka detyrimin të bashkëpunojë me institucionet, duke mbajtur në konsideratë që qëllimi i punës është shërbimi ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.

Kreu i KLSH-së deklaroi në seancën dëgjimore se janë bërë disa kallëzime për çështjet që lidhen me Agjencinë e Kadastrës. Megjithatë, për Shehun, zgjidhja duhet të jetë shumë më e gjerë sesa rastet penale.

E theksoj dhe njëherë rëndësinë thelbësore që ka monitorimi i punës në drejtimin e regjistrimeve, duke filluar nga prona shtetërore, e cila nëse mbetet e paregjistruar është në një nivel risku shumë të lartë. Por edhe prona private të secilit nga qytetarët, konform detyrimeve ligjore, duhet të kenë procese të rregullta të regjistrimit dhe qytetarët të kenë akses dhe informacion se çfarë bëhet me pronat private”, deklaroi Shehu.

Ai deklaroi gjithashtu se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të gjithë kapacitetet për të kryer auditimet në kohën e duhur dhe për të dhënë rekomandimet apo masat e nevojshme.

Situata bllokuese po zhvillohet prej më shumë se dy vjetësh, periudhë kohore që përkon me drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Lorena Goxhobelli.

Raporti i KLSH-së, i botuar në maj 2026, flet me shifra: 27,023 vendime gjykate dhe të Agjencisë së Trajtimit të Pronës mbeten të paregjistruara, 11% e të gjitha ankesave në Shqipëri lidhen me pronën dhe zbatimi i rekomandimeve nga ASHK është zero; asnjë rekomandim i vetëm nuk është zbatuar nga një institucion që pretendon revolucion dixhital.

KLSH i është rikthyer zbatimit të rekomandimeve në shtatë drejtori vendore të Kadastrës: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz-Vorë, Shkodër dhe Durrës. Asnjë prej këtyre drejtorive nuk ka kthyer përgjigje brenda afatit 20-ditor dhe asnjë nuk ka raportuar për ecurinë e zbatimit.

359 masa të rekomanduara gjithsej, nga të cilat 98% janë pranuar në letër, por zbatimi tregon një institucion që nuk njeh përgjegjësi: 18.5% e masave organizative të zbatuara, 4.7% e masave për fonde të zbatuara dhe vetëm 0.7% e masave disiplinore të zbatuara, pra 99.3% e masave disiplinore mbeten të pazbatuara. Në të njëjtin auditim, KLSH ka konstatuar edhe tjetërsim pronash me firma të rreme në bregdet. /Pamfleti

 

goxhobelli klsh arben shehu

1 Komente

  1. I
    Igli

    Turp e faqja e zeze qe as nuk skuqen. Po si rrojne monsrat, ky torobelli edhe gjoja falenderonte per besimin qe u votua, dmth u shit bth e kti

    Lini një Përgjigje