TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 16:49

Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku 'godet' Ramën nga Brukseli: Evropa të shohë çfarë po ndodh në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku 'godet' Ramën nga
Marjana Koçeku

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, e njohur edhe si "Neomalsorja", ka bërë të ditur se ndodhet në Parlamentin Europian në Bruksel, e cila do të zhvillojë takime me disa eurodeputetë.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku njofton se vizita është realizuar me ftesë të eurodeputetëve dhe se në fokus të diskutimeve do të jenë protestat qytetare të zhvilluara gjatë 30 ditëve të fundit, çështjet mjedisore dhe problematikat me të cilat përballet Shqipëria.

Koçeku, e cila u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe iu bashkua protestave qytetare, thotë se synon të ngrejë në institucionet europiane shqetësimet që lidhen me situatën në Shqipëri.

Në reagimin e saj, ajo e cilëson qeverinë të korruptuar dhe akuzon pushtetin për arbitraritet, duke pretenduar se ka kapërcyer çdo kufi.

"Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi", shkruan Marjana Koçeku.

 

ish-deputetja e partisë socialiste marjana koçeku parlamenti europian bruksel

Lini një Përgjigje