TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 19:56

Astana përjashtohet nga Liga e Konferencës? UEFA merr vendimin për kundërshtarët e Dinamos

Shkruar nga Pamfleti
Astana përjashtohet nga Liga e Konferencës? UEFA merr vendimin
UEFA

Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës e ka vendosur Dinamon përballë Astanës, në një duel që pritet të jetë sfidues për skuadrën shqiptare. Megjithatë, kundërshtari nga Kazakistani nuk duket se po kalon periudhën më të mirë, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë financiar.

Së fundmi, mediat kazake kanë raportuar për vështirësitë ekonomike të klubit, duke ngritur edhe dyshime mbi mundësinë e një përjashtimi nga garat evropiane. Astana kishte bërë të ditur më herët se ndodhej nën monitorimin e UEFA-s për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura.

Ndërkohë, UEFA ka publikuar vendimin zyrtar, duke konfirmuar se klubi kazak nuk do të përjashtohet nga kompeticionet evropiane. Organizata që drejton futbollin evropian ka vendosur të ndëshkojë Astanën me një gjobë prej 100 mijë eurosh, për shkelje të rregullave financiare në bilancet e tre sezoneve të fundit.

Me këtë vendim, marrin fund spekulimet rreth pjesëmarrjes së Astanës në turin e parë të Ligës së Konferencës ndaj Dinamos. Tashmë mbetet për t'u parë në çfarë forme sportive do të paraqitet skuadra kazake në përballjen me blutë.

dinamo astana liga e konferencës

Lini një Përgjigje