TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 11:58

Protesta kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt, lëndohet një protestues në Rrjoll

Shkruar nga Pamfleti
Protesta kundër resortit luksoz të Bashkim Ulajt, lëndohet
Pamje nga protesta në Rrjoll

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga kompania e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Sipas informacioneve paraprake, qytetari ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë momentit kur protestuesit po hiqnin rrethimin e vendosur në kantierin e ndërtimit.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë ambulanca, e cila e ka transportuar të lënduarin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga protesta bëjnë me dije se, pavarësisht dëmtimit të marrë, protestuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar.

Protesta në Rrjoll është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa banorët vijojnë kundërshtimin e tyre ndaj projektit që po zhvillohet në zonë.

 

Lini një Përgjigje