TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 08:17

Provimet e Maturës Shtetërore, mbahet sot testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

Shkruar nga Pamfleti

Provimet e Maturës Shtetërore, mbahet sot testimi i gjuhës shqipe

Mbi 26.600 maturantë në mbarë vendin zhvillojnë sot provimin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Për zhvillimin e procesit janë ngritur 144 qendra provimi në shkolla në të gjithë vendin. Mbarëvajtja e testimit do të mbështetet nga 2.087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa në vlerësimin e testeve do të angazhohen 650 korrigjues.

Për të garantuar një proces të rregullt, maturantët duhet të respektojnë një sërë rregullash. Ata duhet të paraqiten në ambientet e shkollës që në orën 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit, të jenë të veshur sipas rregullave dhe me uniformën e shkollës. Gjithashtu, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë provimit, ndërsa kërkohet sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, një ditë më parë apeloi që edhe ky provim të zhvillohet me të njëjtat standarde si ai i Gjuhës së Huaj, duke theksuar se respektimi i rregullave është i panegociueshëm.

Sipas kalendarit të Maturës Shtetërore, më 16 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës, ndërsa më 23 qershor do të zhvillohet provimi me zgjedhje.

 

Lini një Përgjigje