TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 23:00

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep, mijëra protestues marshojnë pa u ndalur

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Prej më shumë se pesë orësh, mijëra qytetarë vijojnë protestën dhe marshimin në rrugët e Tiranës. Ajo që nisi si një tubim para Kryeministrisë është shndërruar në një mobilizim masiv që po përshkon pa ndalim akset kryesore të kryeqytetit.

Marshimi qytetar nuk ka shfaqur asnjë shenjë lodhjeje edhe pas më shumë se pesë orësh në rrugë. Kolona të gjata protestuesish vijojnë të lëvizin nëpër Tiranë, duke kaluar nga bulevardi në qendër të qytetit, drejt Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në zemër të kryeqytetit.

Pamjet nga terreni tregojnë një pjesëmarrje masive, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët dhe trotuaret, ndërsa marshimi vazhdon të tërheqë mbështetje edhe nga kalimtarë apo drejtues automjetesh që përshëndesin protestuesit me boritë e makinave.

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Në krye të marshimit janë kryesisht të rinj dhe të reja, të cilët prej orësh brohorasin slogane kundër klasës politike dhe kërkojnë një Shqipëri ndryshe. “Shqipëri e Re”, “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama ka mbaru” janë disa nga thirrjet që dëgjohen vazhdimisht gjatë marshimit.

Atmosfera është shoqëruar edhe me këndimin e Himnit të Flamurit dhe këngëve patriotike, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë kudo përgjatë itinerarit të protestës.

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Pavarësisht orëve të gjata në rrugë, energjia e protestuesve mbetet e lartë. Të rinj, studentë, familje dhe qytetarë të moshave të ndryshme vijojnë të ecin së bashku, duke e kthyer mbrëmjen në një nga mobilizimet më të mëdha që ka parë kryeqyteti në vitet e fundit.

Ndërsa protesta ka hyrë në ditën e nëntë, pjesëmarrësit thonë se lëvizja tashmë ka tejkaluar një kauzë të vetme dhe është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe klasës politike që ka dominuar vendin për dekada.

Pas më shumë se pesë orësh protestë dhe marshim, një gjë duket e qartë: mobilizimi nuk po zbehet, ndërsa rrugët e Tiranës vazhdojnë të oshëtijnë nga thirrjet e mijëra qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

 

tiranamarshim

Lini një Përgjigje