TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 15:02

Përplasjet para Parlamentit, lirohen 21 protestuesit e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm dy prej tyre do qëndrojnë në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitjeje.

Përplasjet para Parlamentit, lirohen 21 protestuesit e arrestuar
Përplasjet para Parlamentit, lirohen 21 protestuesit e arrestuar

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 21 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më parë.

Gjykata ka lënë në masën detyrim paraqitjeje 12 persona, 2 janë lënë në arrest, shtëpie ndërsa për 5 prej tyre nuk është dhënë asnjë masë sigurie.

“Nga 21 personat që ishin për masë sigurie, vetëm 19 ishin nga protesta, 2 të tjerë nuk kishin lidhje. Nga 19 personat për 3 prej tyre prokuroria fillimisht  kërkoi arrest me burg, pastaj e ndryshoi për njërin duke kërkuar arrest në shtëpi për njërin prej tyre. Pas debatit gjykatat vendosi 2 persona do qëndrojnë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje. Disa dy herë në muaj, disa 1 herë në muaj. Arrestimi u konsiderua i ligjshëm në parim, pasti debat shumë të madh”, tha avokati.

Ndërsa brenda ambienteve të gjykatës po shqyrtoheshin masat e sigurisë për protestuesit e ndaluar gjatë përplasjeve të 2 korrikut, jashtë godinës zhvillohej një protestë që kërkonte lirimin e tyre.

Turma e grumbulluar ka refuzuar të shpërndahet deri në lirimin e plotë të të shoqëruarve.

Javën e fundit ka pasur përplasje midis qytetarëve dhe uniformave blu, për shkak të protestave të mbajtura përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku janë hedhur vezë dhe miell drejt automjeteve të ligjvënësve. 

Edhe sot çdo ditë tjetër, protestuesit do të grumbullohen tek Sheshi Skënderbej e më pas drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit,  duke u bashkuar me pjesën tjetër të qytetarëve, përpara Kryeministrisë.

Në protestë nuk mungojnë asnjë ditë flamuj kuq e zi, pankarta të ndryshme, ku bëhet fjalë për thirrje për dorëheqjen e qeverisë, si dhe “flamingo”, simbolika e kësa proteste qytetare.

përplasjet para parlamentit lirohen 21 protestuesit e arrestuar

Lini një Përgjigje