TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2026, 21:06

Revolta anti-Rama, turisti u bashkohet protestuesve: Është magjike, luftoni korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti
Revolta anti-Rama, turisti u bashkohet protestuesve: Është magjike,
Turisti i drejton mesazh protestuesve

Sot është zhvilluar protesta e 24 rradhazi kundër Kryeministrit Edi Rama, teksa mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij. Protestat po tërheqin vëmendjen edhe të turistëve, që duket se i shohin si atraksione, por jo vetëm.

Njëri prej tyre ka zgjedhur të marrë megafonin dhe t’I drejtohet qytetarëve me një mesazh.

Ai e cilësoi si magjike protestën, ndërsa tha se Shqipëria nuk është në shitje, një nga mesazhet që shkruhet vazhdimisht në pankartat që mbajnë protestuesit që nga dita e parë e nisjes së tyre.

“Për të gjithë njerëzit në botë, ejani në Shqipëri, është magjike. Ejani të ndihmoni… Luftoni korrupsionin, oligarkët, mbroni natyrën. Shqipëria nuk është në shitje”, u shpreh turisti.

protesta turisti mesazhi

Lini një Përgjigje