TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2026, 21:51

Vijojnë masat drastike nga FIFA, ja si do të vendosen penalltitë në Kupën e Botës që nga faza e 1/16

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë masat drastike nga FIFA, ja si do të vendosen penalltitë
Mesi duke goditur penallti

FIFA ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në protokollin e gjuajtjeve të penalltive, i cili pritet të zbatohet përpara ndeshjeve të fazës së 1/16-ave në Kampionatin Botëror.

Sipas propozimit të ri, procedura do të thjeshtohet përmes zhvillimit të vetëm një shorti me monedhë. Ekipi që fiton shortin do të ketë të drejtën të zgjedhë mes dy opsioneve: të ekzekutojë penalltinë e parë ose të përcaktojë portën ku do të zhvillohen gjuajtjet.

Ndërkohë, skuadra që humbet shortin do të marrë automatikisht opsionin e mbetur, pa pasur nevojë për një procedurë të dytë përzgjedhjeje.

Sipas FIFA-s, ky ndryshim synon ta bëjë procesin e penalltive më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikas, duke reduktuar procedurat paraprake në një nga momentet më vendimtare dhe me presion të lartë të një ndeshjeje.

Rregullorja e re pritet të aplikohet në fazat me eliminim direkt, ku gjuajtjet e penalltive shpesh luajnë rol vendimtar në përcaktimin e skuadrave që avancojnë drejt finales së turneut.

penalltitë fifa kupa e botës

Lini një Përgjigje