TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 13:40

Takim me inspektorët në Fier, Sula: Siguria ushqimore mbetet prioritet, shtohen kontrollet gjatë sezonit turistik

Shkruar nga Pamfleti
Takim me inspektorët në Fier, Sula: Siguria ushqimore mbetet
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula,

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, në një prononcim për mediat përpara zhvillimit të trajnimit të radhës me drejtuesit dhe inspektorët e institucioneve të inspektimit në qarkun e Fierit, si dhe në kuadër të koordinimit të masave dhe prioriteteve të kontrolleve gjatë sezonit turistik, deklaroi se siguria ushqimore vijon të jetë një nga prioritetet kryesore të punës së inspektorateve. Sipas tij, kjo merr rëndësi të veçantë në këtë periudhë, kur numri i turistëve në vend është në rritje.

Sula kërkoi intensifikimin e kontrolleve në stabilimentet e përpunimit të qumështit, me qëllim garantimin që produktet të përmbushin standardet e kërkuara të sigurisë dhe cilësisë.

Ai bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen gjithashtu edhe ndaj subjekteve që shkaktojnë ndotje nga nafta, si dhe do të monitorohet përdorimi i pesticideve në prodhimet bujqësore.

Gjatë deklaratës së tij, Kryeinspektori u ndal edhe te procesi i ristrukturimit të inspektorateve, duke theksuar se disa prej tyre do të bashkohen në një strukturë të vetme.

Lini një Përgjigje