Kreu i NATO-s, Mark Rutte në një konferencë për mediat në fund samitit të mbajtur në Turqi, doli edhe për përplasjet që ndodhin brenda vetë Aleancës.
I pyetur nga gazetarët për përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, si dhe për komentet e fundit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili deklaroi se vendi i tij kërcënohet, Mark Rutte preferoi të mos komentonte.
Rutte tha se brenda Aleancës ndodhen 32 kombe dhe se mund të ketë edhe kundërshtime mes palëve, por theksoi se puna e tij nuk është të bëjë komentatorit, por të ofrojë ndihmë në prapaskenë nëse i kërkohet.
“Mund të ketë fërkime mes aleatëve, jemi 32 kombe. Unë s’jam komentator, jam për të ruajtur unitetin, bëj çmos që të ruaj unitetin e Aleancës. Kur ka irritomë mes aleatëve, nuk komentoj në publik. Unë jam pas skenës, nëse palët e përfshira duan dhe nëse e konsiderojnë të dobishme ndihmën time”, tha Rutte.
Lini një Përgjigje