TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2026, 15:36

Deklarata e fortë e Trump: Sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë mund t'i japin fund luftës!

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Trump: Sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë mund
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se sulmet e fundit të Ukrainës në territorin rus përfaqësojnë një përshkallëzim të konfliktit, por sipas tij, ato mund të krijojnë kushtet për t'i dhënë fund luftës.

Teksa ka folur përkrah presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e samitit të NATO-s, Trump u shpreh se zhvillimet e fundit mund të ndikojnë në rrjedhën e konfliktit.

"Është një përshkallëzim, por është gjithashtu një përshkallëzim që mund të ndihmojë në përfundimin e situatës", tha Trump.

Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se Ukraina ka rritur ndjeshëm aftësinë për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, duke e bërë më të vështirë mbrojtjen e hapësirës ajrore nga ana e Moskës.

"Mendoj se po diskutoni aftësinë e Ukrainës për të depërtuar thellë brenda Rusisë për të kryer sulme. Kjo është një nga dinamikat që ka ndryshuar gjatë muajve të fundit dhe rusët po e kanë më të vështirë të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore", tha Rubio.

Sipas tij, ky zhvillim mund të krijojë mundësi për negociata. "Dhe ajo që shpresojmë se do të thotë kjo është se do të krijojë hapësirën tani për të negociuar fundin e kësaj lufte", shtoi Rubio.

Trump njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të autorizojnë prodhimin e licencuar të raketave Patriot për Ukrainën, duke sinjalizuar vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.

"Do të jap një licencë për të prodhuar raketa Patriot", deklaroi presidenti amerikan.

presidenti i shteteve të bashkuara donald trump ukraina zelensky lufte

Lini një Përgjigje