TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 11:15

Tensionet para Kuvendit, dalin pamjet brenda lokalit ku policia shoqëron me forcë protestuesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet para Kuvendit, dalin pamjet brenda lokalit ku policia shoqëron me
Pamjet brenda lokalit ku policia shoqëron me forcë protestuesit

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë u zhvendosën edhe në një lokal pranë Kuvendit, ku forcat e rendit ndërhynë pak para nisjes së seancës parlamentare të së enjtes.

Sipas pamjeve të publikuara, një numër i madh efektivësh hynë në ambientet e lokalit dhe shoqëruan disa persona që ndodheshin brenda. Protestuesit u nxorën nga lokali dhe u dërguan drejt automjeteve të policisë për t'u transportuar në komisariat.

Pamjet tregojnë momente të ndërhyrjes së policisë, ku disa nga personat e shoqëruar largohen me forcë nga ambientet e lokalit. Në video shihen edhe përplasje gjatë momentit të shoqërimit.

Ndërhyrja erdhi pas incidenteve të regjistruara më herët jashtë Kuvendit, ku protesta u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Situata në zonën përreth Parlamentit mbeti e tensionuar për disa orë, ndërsa policia vijoi kontrollet dhe shoqërimet për të mbajtur nën kontroll sigurinë.

Deri në atë moment nuk kishte një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi numrin e saktë të personave të shoqëruar apo arsyet konkrete të ndërhyrjes në ambientet e lokalit.

 

tensionet para kuvnedit

Lini një Përgjigje