Ndërsa Bashkia e Durrësit vijon të promovojë bregdetin si një destinacion elitar turistik, realiteti në terren tregon një pamje krejt tjetër. Grumbuj mbetjesh, kazanë të tejmbushur ose që mungojnë, shishe birre, kanaçe dhe qese plehrash të hedhura pranë pallateve dhe hapësirave publike janë panorama që shoqëron çdo ditë banorët dhe turistët.
Zona ku janë ndërtuar mbi 15 pallate 5, 6 dhe 7 kate, të banuara nga shqiptarë dhe të huaj, përballet prej kohësh me mungesën e shërbimeve bazë që duhet të ofrojë Bashkia e Durrësit.

Në të njëjtën zonë ndodhen edhe hotele të njohura si FaFa, AS, Lyden dhe Diamma, të cilat gjatë sezonit presin mijëra pushues. Sipas banorëve, në kulmin e sezonit numri i njerëzve që frekuentojnë zonën i kalon 20 mijë persona në ditë.

Megjithatë, pamjet flasin vetë: mbeturinat grumbullohen pranë rrugëve, në hapësirat mes pallateve dhe në trotuare, duke krijuar jo vetëm ndotje vizuale, por edhe rrezik për shëndetin publik dhe imazhin e turizmit.
Sipas ligjit, Bashkia e Durrësit ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin e mbetjeve urbane, furnizimin me ujë, pastrimin e hapësirave publike, mirëmbajtjen e rrugëve dhe ofrimin e shërbimeve të tjera bazë.
Por, të paktën nga ajo që tregojnë këto pamje, "plazhi elitar" i propaganduar nga kryebashkiakja Emiljana Sako duket se është lënë në mëshirë të plehrave, ndërsa banorët dhe turistët paguajnë taksa për shërbime që, sipas tyre, mungojnë.

Ne realitet eshte shume me keq se kaq,,,,keto foto jane shume pak,,,, ne plazh,,,, na mbyten mushkonjat,,, minjte e ngordhur ne rere,,,, nje pisllek i papare,,,,,,vidhen fondet per cdo sherbim ,,, kjo SAKO eshte nje merhume e papare,,,,ata poshte saj bejne qejf me fondet e shtetit duke e lene durresin dhe plazhin per ibret,,,turistat jane te pakenaqur prandaj ka rene dhe nivelii tyre,,, cfare elitari thote kjo??????
Hajde pisllëk hajde tek xixa . Pa kosha plehrash, pa asnjë punëtor pastrimi e mirëmbajtie. Minjtë ndër plehra, janë më të mëdhenj se një mace. Turp për bashkinë Durrës.
Ajo e ka menjen me i mor lek qytetarve nga parkimet se e ka pronen e vet dursin, te meret me qent qe kan mbush bulevardin… dursaket nuk di ta tolerojn me…
Punëtori I pastrami mbledh kanaçet nga kazanët e please për ti shitur dhe nuk shikon plerat e hedhura në rrugë atje e kalon orarin e punës