TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2026, 15:03

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka goditur një grup të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash përmes ndërtimit, duke lëshuar 20 masa sigurie, ndërsa në kërkim janë disa biznesmenë.

Në Tiranë, Policia e Shtetit po heton zhdukjen e Eglant Koçit, ku dyshohet se Armand Shakaj është përfshirë në vrasje dhe fshehje të trupit, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Skënder Hita zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën e Posaçme, ku inspekton kushtet e sigurisë...

Në burgun e Durrësit u zbulua një celular i fshehur nga një grua gjatë kontrollit, ndërsa në Shkozë një 23-vjeçar u arrestua pasi tentoi të grabiste një ''exchange'' me armë lodër.

Në Tiranë u zbulua edhe një “fole prostitucioni” me tre apartamente të përdorura për aktivitet të paligjshëm, ndërsa në Dibër u arrestua një 43-vjeçar që kultivonte rreth 300 bimë kanabis i armatosur.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 5 ton produkte turshi pas analizave që kanë treguar tejkalim të normave të sigurisë ushqimore.

Në Stamboll, autoritetet kanë shoqëruar 22 persona të njohur të artit dhe mediave në kuadër të një operacioni antidrogë, ndërsa në kufirin Turqi-Greqi është sekuestruar mbi 1 ton drogë me vlerë miliona euro.

edicioni i lajmeve kronika e zeze

Lini një Përgjigje