TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2026, 22:14

Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për “luftën e algoritmit”, Gonxhja rekord me 5 orë takim

Shkruar nga Pamfleti
Alarm nga protesta/ Ministrat mbledhin patronazhistët për
Qeveria në aksion për Facebook-un

Ministrat thërrasin stafet në mbledhje të gjata, porosi për të sulmuar online protestën...

Protestat e përditshme para Kryeministrisë dhe rritja e jehonës së tyre në rrjetet sociale duket se kanë shtuar shqetësimin në radhët e mazhorancës.

Pak ditë pasi Edi Rama mblodhi deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, duke u kërkuar më shumë angazhim publik dhe aktivitet në rrjetet sociale përballë protestës, duket se makineria e Partisë Socialiste është vënë në lëvizje.

Sot ka pasur një sulm masiv ndaj Dritan Goxhajt, duke dashur ta shpallin si agjent të Iranit, për të delegjitimuar protestën. Dhe ky sulm nuk ka qenë rastësor.

Sipas gazetarit Ferdinand Dervishi, të gjithë ministrat kanë zhvilluar mbledhje me stafet dhe kanë dhënë urdhra të bëjnë sa më shumë postime dhe reagime në rrjetet sociale. Sipas Dervishit, më i devotshmi ka qenë Blendi Gonxhe, i cili ka mbajtur 5 orë mbledhje.

Sot të gjithë ministrat paskan bërë mbledhje të gjata dhe dhënë urdhra të prerë si të veprojnë me rrjetet sociale. Dmth, luftë algoritmit! PS: Rekordin e ka thyer ministri dhjetorist i vitit 1990 me 5 orë mbledhje”, shkruan ai.

Makineria e qeverisë është vënë në lëvizje pas ultimatumit që dha Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Rama u ankua se nuk ishin fare mirë me “algoritmin”, duke u kërkuar të jenë aktivë në rrjetet sociale. Sipas kreut socialist, protestat po dominonin në rrjetet sociale dhe shumica e deputetëve nuk po reagonin.

Por sot u pa një sulm i koordinuar kundër Goxhajt, çka dëshmon se mbledhjet kanë dhënë efekt. Patronazhistët (pasi ata punojnë nëpër ministri) tani do të përdoren për të shtypur protestën. /Pamfleti

qeveria mbledhje

5 Komente

  1. k
    koha

    mblidhuni sa te doni, gjithe naten rrini zgjuar tregoi qe patronazhistet e rames jane karta te djegura. ne lexuesit lexojme se ju po merrni pafund zemerimin e mediave te huaja qe shkruajne cdo ore, dite, pasi po e shohin reale vete terrenin merzise se qytetareve qe flitet megakorrupsionin tuaj administrativ, intervista nga intelektuale qe flasin direkt me to. as nje minister nuk e shuan dot protesten, Gonxhe shfryhuuuu se votuesit juaj dhe antivotuesit i keni kundra. kryeminister qe nuk mban fjalorin e etikes te populli, cfare mendon se i jep gje popullit, jo tregon arrogance. pra autoritar me rrethin e partise se tij, me miratim ligje e vendime vetem per interesat e tij dhe ato qe i servilen per nje firme se te milionerizohen ne kurriz te popullit (betonizimi i shqiptarise). Bota flet tani kush eshte SHQIPERIA, nuk genjehet me perrallat e Rames ne samite se po bullizon gazetar dhe mediat e huaja (flet sikur eshte ne lagje) te huajt na tallin me ty, per veshjet abstrakte ne takime zyrtare dhe gjunjezime ne samite, nuk vlen gjatesia me.

    1. K
      Kohë

      Ramuti te gjitha i ka bere sipas skenarit antishqiptari. Nese i shihni perberjen e strukturës se larte te PSse aty do te shihni shumica e tyre jane njerz kombëtaresh te komprometuar, me origjine apo bindje antishqiptare. Ramuti tuboj rreth vetes njerz hajdut dhe antikombëtar. Prandaj, aty nga rrethi i tij nuk i del askush kunder. Njësoj veproj edhe Salehu. Rreth tij ka nje pis si Flamuris Nokas dhe sallonin e tij. Ashtu bënte dhe Meta dikur me Vangjelis Tavos... Urojme qe ky brum i protestes te rritet e te mobilizohet kunder ketyre kriminelve 36 vjeçar. Nese edhe sot nuk e arrijnë kete mobilizim, shqiptaret përfundimisht do te humbin rastin e tyre. Dhe per kete do te mallkojnë nga fëmijët, nipërit e mbesat tuaja..brez pas brezi.

      1. A
        A

        O zot nuk na u ndanë spiunët e sigurimit, ministrat budallenj, deputetet debili dhe kryeministrat psikopatë.

        1. Q
          Qytetari hallexhi

          Nuk bindet populli duke bere klikime ne rrjetet sociale, por aparatciket e burrokratizuar te hapin dyert e zyrave dhe te zbresin prane popullit e t'i zgjidhin hallet e shumta qe kane.

          1. A
            Alban

            Ti hajne m…Dritanit,flliqesirat qe nuk votuan genocidin serb ne kosove????

            Lini një Përgjigje