Një zjarr ka rënë rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonave përreth.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë dërguar menjëherë dy mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.
Zjarrfikësit po përpiqen të vënë situatën nën kontroll, me qëllim që zjarri të mos rrezikojë banesat apo të përhapet në sipërfaqe më të mëdha.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës.
Lini një Përgjigje