TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 18:07

Zjarr në Vlorë, flakët afrohen pranë Teqesë së Kuzum Babasë; rrezikohen banesat

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në Vlorë, flakët afrohen pranë Teqesë së

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje janë angazhuar forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që të mos përhapen drejt zonave përreth.

Situata mbetet në monitorim, pasi pranë zonës së përfshirë nga zjarri ndodhen banesa, si edhe Teqeja e Kuzum Babasë, një prej objekteve me rëndësi fetare dhe historike të qytetit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të flakëve vijon.

Ndërkohë, një tjetër zjarr ka rënë në Njësinë Administrative Ulzë, në Bashkinë Mat, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, në mënyrë që zjarri të mos përhapet në zona të tjera.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar shkakun e saktë të shpërthimit të flakëve.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse.

zjarr vlore

Lini një Përgjigje