
Marshimi i protestës së 39-të kundër qeverisë ka vijuar në rrugët e Tiranës, ndërsa pas ndalesës simbolike para Kuvendit, protestuesit janë ndalur edhe përpara selisë së Partisë Demokratike.
Para godinës së PD-së, qytetarët kanë brohoritur "Opozitë e shitur", "Rama dhe Berisha, fuck you", "Edi Rama ka mbaru edhe Sara ka mbaru", "PS-PD klyshë të shitur", duke shprehur pakënaqësinë e tyre jo vetëm ndaj mazhorancës, por edhe ndaj opozitës.
Më herët, protestuesit u ndalën para Kuvendit, ku u ulën këmbëkryq në rrugë dhe brohoritën "Parlament i krimit" dhe "Ju erdhi fundi", në një akt simbolik kundër institucionit ligjvënës dhe klasës politike.
Pas ndalesës para selisë së Partisë Demokratike, protestuesit do të vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit për t'u rikthyer përpara Kryeministrisë, ku do të mbyllin protestën e ditës.
Qytetarët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshim rrënjësor të sistemit politik, ndërsa një pjesë e tyre kërkojnë edhe largimin e figurave kryesore të opozitës.
Lini një Përgjigje