Horge Zhesus pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares së Portugalisë, pasi ka pranuar ofertën e Federatës Portugeze të Futbollit për të marrë drejtimin e përfaqësueses, duke pasuar në detyrë Roberto Martínezin. Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.
Tekniku portugez vjen në këtë detyrë pas një sezoni të suksesshëm me Al Nassr, ku udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion në elitën e futbollit saudit. Gjatë kësaj periudhe ai bashkëpunoi edhe me Kristiano Ronaldon, me të cilin pritet të ribashkohet tashmë në radhët e kombëtares portugeze.

Federata Portugeze i ka besuar Zhesusit një projekt afatgjatë, që përfshin drejtimin e ekipit në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, përgatitjet për Kampionatin Evropian "EURO 2028" dhe ndërtimin e skuadrës për ciklin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Emërimi i Horge Zhesus shënon fillimin e një epoke të re për Portugalinë, e cila synon të ndërtojë mbi sukseset e viteve të fundit dhe të mbetet mes kombëtareve elitare të futbollit evropian. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje