TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2026, 14:31

Zjarri përfshin një ullishte në Fier, pritet ndërhyrja nga ajri 

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri përfshin një ullishte në Fier, pritet ndërhyrja nga
Zjarri përfshin një usllishte në Fier

Zjarri që ka përfshirë një zonë pranë fshatit Drizë vijon të përhapet, i favorizuar nga era e fortë që po vështirëson përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Forcat e shërbimit zjarrfikës janë angazhuar intensivisht në terren, duke punuar për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat përreth.

Situata paraqitet kritike, pasi zjarri po avancon drejt një lokali pranë zonës, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme. Në terren po punojnë intensivisht forcat zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit, të cilat po përpiqen të mbajnë nën kontroll flakët dhe të shmangin dëme të tjera.

Operacionit u janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore për izolimin e vatrës së zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, flakët ndodhen larg qendrës së banuar, por terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve hyrëse në parcelat me ullinj po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Autoritetet bëjnë me dije se pritet edhe ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, ndërsa operacioni vijon me intensitet për të shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera. 

zjarr ne fier

Lini një Përgjigje