“Trimëria” me të cilën shkon Ilir Beqja në SPAK; deklaratat si “i pastër” dhe krekosja kur del nga seancat e pyetjeve; mos arrestimi i tij dhe zvarritja e çështjes në gjyq, ka krijuar dyshime te përfaqësuesit e FBI, se po sajohet minimizim provash e zbehje të veprës penale, me qëllim pushimin e çështjes...
Pas marrjes në pyetje ditën e premte, për aferën e pajisjeve kirurgjikale dhe pastrimin e parave e vjedhjes së fondeve publike, nëpërmjet mashtrimit me fatura tatimore fiktive, ish-ministri Ilir Beqaj, u urdhërua që të paraqitej edhe ditën e hënë më 15 janar 2024.
Por Ilir Beqaj nuk është paraqitur as te hetuesit e BKH-ës dhe as te prokurorët e çështjeve, mbasi sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, nëpërmjet avokatit ka dorëzuar raport mjekësor për “gjendje shëndetësore regjim shtrati”.
Kjo shmangie nga seanca e pyetjeve planifikuar për ditën e hënë, dëshmon se Ilir Beqaj, informohet privatisht nga prokurore e zyrtarë të SPAK, për çdo lëvizje, diskutim e vendim, që merret në lidhje me qëndrimin dhe ecurinë e procesit hetimor ndaj tij.
Fakti që ditën e diel, Ilir Beqja ishte si “kokrra e mollës” te ferma e tij në Finiq, por befas u “sëmurë me regjim shtrati”, ka lidhje me një informacion konfidencial të marrë nga miqtë e tij në SPAK, lidhur me përbërjen e grupit hetimor në seancën e caktuar për datën 15 janar.
Ish-ministri Beqaj, bëri si “i sëmurë me regjim shtrati” dhe nuk shkoi, sepse u informua që në seancën e pyetjeve, prezent bashkë me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, do ishte një nga ekspertët e FBI, të cilët janë të atashuar në BKH e SPAK, për referimin dhe mbikëqyrjen e hetimit të dosjeve të zyrtarëve të lartë të shtetit.
Faktikisht, ekspertët e FBI nuk kanë marrë pjesë në asnjë seancë hetimore të zyrtarëve të lartë, madje as në seancat e pyetjes së Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Engjëll Agaçit, Shkëlqim Canit, Fatmir Mediut, Lefter Kokës, Arben Ahmetajt, Klodian Rrjepajt etj.
Por pas 10 seanca pyetjesh të ish-ministrit Ilir Beqaj, kanë vendosur të jenë prezent në procesin hetimor të vijimit të marrjes së tij në pyetje; ngaqë kanë krijuar dyshime se segmente klienteliste të paguara brenda SPAK-ut, duan ta nxjerrin të pastër ish-ministrin e PPP-ve.
“Trimëria” me të cilën shkon Ilir Beqaj në SPAK; deklaratat si “i pastër” dhe krekosja kur del nga seancat e pyetjeve; mos arrestimi i tij dhe zvarritja e çështjes në gjyq, ka krijuar dyshime te përfaqësuesit e FBI, se po sajohet minimizim provash e zbehje të veprës penale, me qëllim pushimin e çështjes.
Ky dyshim, për skenarin e mos dënimit të Ilir Beqajt, partnerëve të SHBA u është krijuar qysh në muajin gusht 2022, kur prokurorët e SPAK, Edvin Kondili e Ened Nakuçi arrestuan grupin e aferës së pajisjeve kirurgjikale, ndërsa Ilir Beqajn nuk e futën fare në dosjen hetimore.
Kujtojmë, që 3 ditë para se t’i vendosej masa penale “Detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes nga Shqipëria”, Ilir Beqaj u informua nga prokurorët e çështjes; dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale, dorëzoi në SPAK një kartelë mjekësore me simptomën “Sinkopi”, që është humbje e vetëdijes dhe kryerje veprimesh të pakontrolluara gjatë kohës që ka firmosur PPP-të./Pamfleti
Lini një Përgjigje