Dyshja mafioze, Vullnet Ademi dhe Petrit Bahtijari, nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete, pastron miliona euro në Shqipëri; shuma marramendëse të lëna kazinove dhe rekrutim eskortash VIP nga Tirana në Vlorë. Organizata mafioze po zgjeron pastrimin e parave në Afrikë...
Shërbimet sekrete kanë konfirmuar se Vullnet Ademi, biznesmeni mafioz i Shkupit të mbijetuar nga atentati i vitit 2023, ka punuar drejtpërdrejt me trafikantin turk Sedat Peker, lider i një organizate kriminale të shpallur në kërkim ndërkombëtar me njoftim të kuq nga Interpol.
Sipas informacioneve të grumbulluara, Ademi e ka strehuar mafiozin turk në Maqedoninë e Veriut dhe i ka ofruar identitet fals përmes njohjeve të tij politike.
Europol dhe Eurojust kanë ngritur alarmin për këtë grup që vepron si organizatë mafioze në disa shtete
Lidhja e Ademit me mafiozin turk Sedat Peker nuk është indicie. Më 23 shtator 2020, vetë Peker publikoi një postim me video nga Shkupi, ku falënderon publikisht një rreth nikoqirësh dhe e identifikon me emër "Z. Vullnet Ademi, pronar i shumë kanaleve televizive në gjeografinë e Ballkanit". Në të njëjtin takim, sic shihet edhe në videon e mëposhtme, morën pjesë kreu i Partisë së Lëvizjes Turke Enes Ibrahim, kreu i Partisë Boshnjake Munir Kolasinac, ministri Ilhan Rahman, anëtari i Kuvendit Erkan Shaban dhe biznesmeni Boban Tomovski. Një tryezë me përbërje politike-mediatike-biznesi, në krye të së cilës rrinte mafiozi turk.
(Bosi turk i drogës në shoqërinë e Vullnet Ademit)
Peker u largua nga Turqia në tetor 2019 dhe u vendos fillimisht në Mal të Zi, pastaj në Shkup. Në Shkup u arrestua më 18 janar 2021 për shkelje të kushteve të qëndrimit dhe u dëbua përmes Kosovës. Sipas akuzave të opozitës maqedonase, Peker kishte marrë pasaportë maqedonase dhe kartë identiteti të rreme me emrin "Xhadin Ademovski". Opozita pretendoi se qeveria kishte strehuar dhe mbrojtur baronë droge në Ballkan dhe e cilësoi Maqedoninë "qendër logjistike të organizatave të krimit të organizuar". Skandali i pasaportave të rreme përfshiu edhe arrestime policësh maqedonas që kishin lëshuar dokumentet. Peker përfundoi në Dubai, ku jeton i lirë.

Pikërisht në Dubai mban prona dhe kompani edhe Petrit Bahtijari, protagonisti kryesor në operacionin "Switch Off" të EUROPOL-it për pirateri televizive dhe pastrim parash me mbi 22 milionë përdorues në mbarë botën. Bahtijari, ortaku i Vullnet Ademit, është parë së fundmi shpesh në Tiranë, në kafenetë dhe kazinotë e njohura të kryeqytetit, ku të dy shpenzojnë shuma marramendëse. Sipas informacioneve të ardhura nga shërbimet partnere, dyshja pastron para në 5 shtete dhe i shpërlan miliona euro përmes kazinove.
Në Tiranë, Bahtijari dhe Ademi qëndrojnë në shoqërinë e një personi me inicialet E.V nga Fushë Kruja, trafikant droge në Turqi. Të tre janë parë rregullisht në kafenetë dhe kazinotë e kryeqytetit, ku lënë qindra mijëra euro në muaj. Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete, paratë që shpërlahen vijnë nga trafiku i drogës dhe aktivitete të tjera kriminale të organizatës, kryesisht skemat e pastrimit të parave.
Rrjeti i eskortave të luksit
Vullnet Ademi dhe Petrit Bahtijari po rekrutojnë në masë vajza eskorta nga Tirana në Vlorë, me para të pista. Dyshja ka shtrirë rrjetin e rekrutimit në disa qytete shqiptare dhe përdor Shqipërinë si qendër për industrinë e seksit që ushqen kazinotë dhe hotelet e organizatës në Europë.
Së fundmi, organizata po zgjeron hartën gjeografike të pastrimit të parave duke investuar në Afrikë, në Kenia dhe Sierra Leone, detaje që po verifikohen nga redaksia.
Në vijim do të sillen emrat e eskortave shqiptare që shoqërojnë Bahtijarin dhe prestanomet e pasurive të tyre në Tiranë. /Pamfleti
Uau menaxhim industrial i seksit. Dmth Industria e Turizmit elitar te prostitucionit me eskorta ose drejtoresha intelektuale qe duan te vishen, krihen, mbahen kurohen, trajtohen, masazhohen. E po do vinte kjo dite, geni dhe bukuria do shperblehen disi. Halli eshte se ketyre u mjafton Doriana orgjia bordello. Le ta bëjne këtë biznes ne vendet që e kanë të ligjëruar dhe kanë të afishuara çmime për shërbim dhe pagesa per punën eskorta apo zhigolo