Mundësia për rifillimin e bisedimeve të paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbetet e hapur dhe mund të konkretizohet shumë shpejt. Sipas “New York Post”, një raund i ri negociatash mund të nisë që të premten.
Gazeta citon një mesazh të presidentit amerikan Donald Trump, si dhe burime nga Pakistani, sipas të cilave “lajme të mira” për një takim të dytë mund të vijnë brenda kësaj jave.
Sipas raportimit, burime në Islamabad kanë theksuar përpjekjet pozitive të ndërmjetësimit me Teheranin, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të bisedimeve të reja brenda 36 deri në 72 orët e ardhshme.
I pyetur nga “New York Post” mbi këtë zhvillim të mundshëm, Trump është përgjigjur shkurt përmes një mesazhi: “Është e mundur! Presidenti DJT”.
Informacioni mbështetet në deklarata të vetë presidentit dhe burime diplomatike, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kontaktet do të konkretizohen në një raund të ri negociatash në ditët në vijim.
Lini një Përgjigje