Vijojnë sulmet nga Moska ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni. Sulmet e një dite me parë nga moderatori rus Vladimir Solovyev sollën reagime shumë të ashpra në Itali.
Ai përdori fjalë fyese dhe denigruese dhe kjo bëri që Roma të thërriste ambasadorin rus për sqarime. Po ashtu reaguan ashpër presidenti dhe vetë kryeministrja meloni. Mirëpo gazetari rus ka reaguar sërish sot.
Gjatë një transmetimi në kanalin “Solovyev Live”, ai iu drejtua drejtpërdrejt Melonit me një deklaratë të gjatë dhe të ashpër:
“Zonja Meloni, ju flet një njeri, një hebre, që autoritetet italiane e kanë vënë sërish nën persekutim. Gjëra të tilla nuk kanë ndodhur vetëm një herë në historinë e Italisë. Nuk është një propagandist që ju drejtohet, por një hebre dhe një antifashist, ndaj jush, ndjekës të fashistit Mussolini, i cili mori pjesë në luftën kundër popullit sovjetik dhe që, ashtu si Hitleri, është personalisht përgjegjës për vdekjen e 27 milionë qytetarëve sovjetikë, për gjenocidin e popullit sovjetik dhe për Holokaustin kundër hebrenjve. Ju, duke ndarë idetë e Mussolinit, bëheni bashkëfajtorë për të gjitha krimet e Italisë fashiste dhe, për rrjedhojë, duhet të mbani përgjegjësi për to. Në çdo rast, ju tregoni simpati për këto krime, duke mbështetur shtetin nazist ukrainas, i cili kryen akte terroriste në territorin e Rusisë dhe nuk e ka fshehur përgatitjen e shumë vrasjeve: mes objektivave të deklaruara të autoriteteve ukrainase jam edhe unë. Dhe kur më përgjigjeni personalisht, mbajeni gjithmonë këtë parasysh”.
Solovyev iu referua gjithashtu sekuestrimit të vilës së tij në Como, në kuadër të sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke e cilësuar këtë si “persekutim”.
Deklaratat e tij pritet të rrisin më tej tensionet. Reagimi vjen në të njëjtën ditë kur ambasadori rus në Itali u thirr në Ministrinë e Jashtme italiane.
Më herët, ambasadori Alexey Paramonov kishte deklaruar se asnjë përfaqësues rus nuk kishte shprehur fyerje ndaj Melonit apo Italisë, një qëndrim që bie në kundërshtim me deklaratat e fundit të Solovyevit.
Bolsheviket ishin me antisemitet dhe fashiste se partia fashiste e vertete e Mosolinit. Lenini e Stalini vrane gjithe eliten Ruse me prejardhje cifute,me Trockin, Zinoviev,Kameniev,Jagoda e shume e shume te tjere poshte tyre ne Byron e KQ deri ne vitin 1938 i spastroi te gjithe. Ju muzhikeve ka ngel ora te hani bar e te luftoni me mirqenien