TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 15:04

Bisedime intensive, a do të zgjatet armëpushimi Izrael-Liban?

Shkruar nga Pamfleti

Bisedime intensive, a do të zgjatet armëpushimi Izrael-Liban?

Libani dhe Izraeli mund të zgjasin armëpushimin e përkohshëm, teksa po zhvillohen bisedime intensive mes palëve në prag të një raundi të ri negociatash në Uashington.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, njoftoi se janë në zhvillim diskutime për të shtyrë afatin e armëpushimit aktual 10-ditor, i cili hyri në fuqi më 16 prill.

Në një reagim publik, Aoun theksoi se negociatat synojnë disa objektiva kryesore, përfshirë ndalimin e plotë të veprimeve ushtarake dhe tërheqjen e forcave izraelite.

“Bisedimet bazohen në një ndalim të plotë të agresioneve izraelite, arritjen e tërheqjes izraelite nga territoret libaneze, kthimin e të burgosurve dhe vendosjen e ushtrisë në kufijtë ndërkombëtarë”, u shpreh ai.

Presidenti libanez theksoi gjithashtu vijën e kuqe të Bejrutit në këto negociata. “Qëndrimi ynë është i qartë: asnjë lëshim, asnjë pazarllëk dhe asnjë dorëzim, përveç asaj që garanton sovranitetin e Libanit dhe interesat e qytetarëve”, deklaroi Aoun.

Ai shtoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara përbën një mundësi të rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje. “Kjo është një mundësi që nuk duhet ta shpërdorojmë”, theksoi presidenti.

Raundi i dytë i bisedimeve pritet të zhvillohet këtë të enjte në Uashington, në një moment delikat për stabilitetin në rajon.

libani izraeli uashington joseph aoun

Lini një Përgjigje