TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Prill 2026, 15:18

A po ia mbathnin anijet përmes Ngushticës së Hormuzit?

Shkruar nga Pamfleti
A po ia mbathnin anijet përmes Ngushticës së Hormuzit?
Foto ilustruese

Sipas analizës së të dhënave detare dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare, disa anije tregtare duket se kanë shfrytëzuar një hapje të shkurtër të Ngushticës së Hormuzit për të dalë nga Gjiri Persik, në kulmin e tensioneve me Iranin.

Dy nga tre anijet e shënjestruara nga Irani rezultojnë të kenë qenë pjesë e një konvoji të kompanisë MSC (Mediterranean Shipping Company), operatori më i madh i transportit detar në botë. Burimet sugjerojnë se një dritare e shkurtër kalimi të premten mund të ketë nxitur përpjekjen e tyre për të kaluar në mënyrë të shpejtë zonën.

Anijet MSC Francesca dhe MSC Epaminondas, së bashku me katër të tjera, kishin mbetur të bllokuara në Gjirin Persik që para nisjes së përshkallëzimit të konfliktit. Megjithatë, katër prej tyre – MSC Clara, MSC Grace, MSC Margrit XIII dhe MSC Madeleine – kanë arritur tashmë në pjesën lindore të Detit Arabik.

Sipas të dhënave të transmetuesve të analizuara nga kompania e specializuar Linerlytica, këto anije kanë fikur sistemet e tyre të gjurmimit gjatë kalimit, një praktikë që përdoret për të fshehur pozicionin në zona me rrezik të lartë.

Dy anije të tjera kontejnerësh gjithashtu kanë arritur të largohen nga zona. Në të kundërt, MSC Francesca dhe MSC Epaminondas nuk kanë pasur të njëjtin fat. Ato janë ndaluar nga forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), me qëllim inspektimi.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga MSC, kompani e cila zakonisht mban profil të ulët publik. Edhe pse me seli në Zvicër, një vend pa dalje në det, MSC përpunon rreth 20% të mallrave globale që transportohen përmes rrugëve detare.

hormuz anije

Lini një Përgjigje