Shkarkimi i Khan ndodh në një moment delikat për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila prej muajsh është nën presion politik. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij pasi ai kërkoi lëshimin e urdhër-arresteve për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me krimet e dyshuara gjatë luftës në Gaza.
Asambleja e Shteteve Palë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) ka vendosur të shkarkojë Karim Khan nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe abuzim me autoritetin. Vendimi u mor gjatë një sesioni të posaçëm në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe u miratua me 82 vota pro.
Khan, i cili mori drejtimin e organit të akuzës në vitin 2021, ishte pezulluar nga funksioni muajin e kaluar. Sipas përfundimeve të organit mbikëqyrës të gjykatës, ai ka kryer shkelje serioze të detyrës dhe sjellje të rëndë të papërshtatshme. Hetimi arriti në përfundimin se Khan kishte krijuar një marrëdhënie të papërshtatshme me një punonjëse të re të ICC-së dhe kishte tentuar ta pengonte atë që të ndiqte zyrtarisht ankesën ndaj tij.
Ish-prokurori ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat. Përmes avokatit të tij, ai njoftoi se vendimi do të ankimohet në të gjitha rrugët ligjore të mundshme, duke e cilësuar procedurën si të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin.
Procedurat ndaj Khan nisën pas denoncimeve të para të bëra në maj të vitit 2024. Një hetim fillestar u mbyll pasi personi që pretendonte se ishte viktimë nuk pranoi të merrte pjesë në proces. Më pas, çështja iu kalua Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Mbikëqyrjen e Brendshme (OIOS), e cila zhvilloi një hetim më shumë se njëvjeçar, nga nëntori 2024 deri në dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe u administruan mbi 5 mijë faqe dokumente, dëshmi dhe materiale hetimore.
Shkarkimi i Khan ndodh në një moment delikat për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila prej muajsh është nën presion politik. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij pasi ai kërkoi lëshimin e urdhër-arresteve për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me krimet e dyshuara gjatë luftës në Gaza.
Në të njëjtën kohë, administrata amerikane ka paralajmëruar masa të tjera ndaj ICC-së, duke përfshirë sanksione shtesë, kufizime vizash dhe rritje të presionit diplomatik ndaj vendeve aleate për të kufizuar kompetencat e gjykatës. Nga ana e saj, ICC ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient pune të sigurt dhe me respekt për të gjithë punonjësit e saj.
Lini një Përgjigje