
Shtohen zërat se kreu i Wagner tani po strehohet në Bjellorusi.
Ka shumë mister nëse i vërtet shoi atje, por mediat ndërkombëtare raportojnë se avioni i tij tani është parë në aeroportin ushtarak Machulishchi pranë Minskut dje në mëngjes (26 qershor).
Sipas Belarusian Hajun – një grup që gjurmon aeroplanët ushtarakë në zonë – ai u ul 18 minuta para se një avion biznesi rus të mbërrinte nga Shën Petersburg, por se kush ishte në të nuk dihet.
Avioni i përdorur nga Prigozhin ishte një “Embraer Legacy 600”, me motorët e tij të ndërtuar nga Rolls Royce.
Avioni kushton rreth 9 milionë paund dhe bë gjithë botën ka vetëm 289. Ai u gjurmua duke përdorur numrin e tij të bishtit RA-02795, i cili dihet se i përket ish-udhëheqësit të Wagner.
Pasi zbriti Prigozhin, avioni u nis në Shën Petersburg. Ai u ngrit në orën 1.03 të mëngjesit, por ulja e tij ende nuk është regjistruar.
Lini një Përgjigje